Si te zgjedhesh esencen ideale per lekuren dhe buxhetin tend...

 Të gjithëve na pëlqen dhe na terheq e bukura. Duam të dukemi bukur e plot jetë. Të ndihemi komodë me fytyrën tonë si pjesa më delikate e aparencës së secilit. Kërkojmë një fytyrë të freskët e të re gjithmonë ndonëse vitet dhe rrudhat bëjnë punën e tyre. Ëndërrojmë për një lëkurë të shëndetshme e të kuruar, por ana financiare na bën të tërhiqemi paksa në këtë pjesë. Mos u shqetësoni sepse edhe kjo e ka një zgjidhje.

  Produktet koreane vijnë për përdoruesit me një larmi çmimesh të përshtatshme për xhepat e secilit. Cilësore e mjaft efikase për fytyrën, ato na dhurojnë trajtimin që lëkura jonë meriton me të vërtetë që të ketë.

  Ama dhe diçka tjetër, eksperiencat e mëparshme me produktet e lira që keni përdorur ju kanë lënë një shije të keqe, duke ju bërë skeptik e dyshues në këtë pjesë. Ju kuptojmë, por edhe ju themi të mos kini merak për këtë pasi këto esenca pavarësisht çmimit janë esenca cilësore e me efektshmëri të lartë për lëkurën.

 Më poshtë do ju paraqesim disa lloje esencash të cilat i dhurojnë lëkurës një trajtim të kuruar deri në detaj. Mbani fytyrën tuaj të bukur e plot jetë duke zgjedhur produktet që juve ju përshtaten edhe nga ana financiare. Dukuni bukur pa shumë kosto.

 

Nese kete muaj e keni shpenzuar rrogen me gjera te tjera por ju duhet patjeter nje esence ekonomike, mos u shqetesoni. Kemi për ju produkte me çmime që variojnë nga  1500-2000 lekë.

1500-2000 lekë.

1-Moistfull Collagen Essence 80ml

  Esencë hidratuese në trajtë qumështi e formuluar me 78.5% kolagjen të hydrolizuar, për ta mbajtur lëkurën elastike, të butë dhe plot jetë. Është e pasuruar me një proteinë të quajtur lupin që redukton aparencën e rrudhave ndërkohë që rrit elasticitetin e lëkurës.

  Një produkt ideal për ata që kërkojnë të kenë një lëkurë të butë e plot jetë. Një lëkurë tejet të admirueshme.

 

2-Isntree Clear Skin AHA Essence 100ml

 

  Esencë eksfoluese që përmban 8% AHA, 4% acid glikolik dhe 4% acid laktik. Është delikate dhe nuk shkakton rrjepje. Nuk përmban fragrancë, ngjyrues apo vajra esenciale dhe përshtatet edhe me lëkurat sensitive. Absorbohet shpejt, nuk është ngjitëse as nuk e yndyros lëkurën.

  Nëpërmjet përdorimit të kësaj esence ju trajtoni aknet, komedonet, pikat dhjamore, stimuloni rigjenerimin e qelizave, prodhimin e kolagjenit dhe elastines, përmirësoni teksturën e lëkurës etj. Po ashtu falë vetive qetësuese rigjeneruese, antiinflamatore, antirrudhë, antioksiduese, antibacteriale e hidratuese ju i ofroni vetes një lëkurë të lëmuar e plot shkëlqim.

 

Kërkoni diçka më tepër me një çmim të diskutueshëm. Kemi për ju produkte me çmime që variojnë nga 2000-2500.

 2000-2500 lekë.

3-Cosrx Advanced Snail 96 Mucin Power Essence

 

 Esencë e përqendruar me 96% jargë kërmilli. Ka veti shumë të mira antirrudhë, antiakne, zbeh shenjat dhe rigjeneron lëkurën.

 Esenca ka konsistence më të trashë se serumi, ka pothuajse trajtën e xhelit, por përthithet menjëherë nga lëkura dhe jep hidratim intensiv.

Përshtatet me çdo tip lëkure.

 Përqindja e lartë e jargës së kërmillit nxit rigjenerimin e lëkurës, prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, lufton dehidratimin, zbeh shenjat dhe hiperpigmentimin, përshpejton shërimin e plagëve dhe akneve, qetëson irritimin, skuqjen e inflamacionin, si dhe zbeh rrathët poshtë syve.

 Një produkt që kujdeset deri në detaje për lëkurën tuaj.

 

4-BENTON Snail Bee High Content Essence 60ml

  Esencë me veti rigjeneruese, hidratuese, antirrudhë dhe antiakne. Përmban 90% jargë kërmilli, helm blete, niacinamide , acid azelaik, aloe vera, panthenol, beta glucan.

 Jarga e kermilli e cila gjendet në një përqëndrim prej 90% në këtë esencë - rigjeneron lëkurën, trajton rrudhat, shenjat, plaget, aknet. Ndërsa në anën tjetër  helmi i bletes i cili ndodhet në përbërje të esenës kur aplikohet në mënyrë topikale nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke ju ofruar kështu rigjenerim të lëkurës, reduktim inflamacioni apo skuqjeje, një fytyrë të hidratuar, plot shkëlqim e vitalitet si dhe përmirësim të dukshëm të teksturës së lëkurës tuaj.

 

5-Purito Galacto Niacin 97 Power Essence

 Esencë rigjeneruese e pasur ne 92% Galactomyces extract dhe 5% Niacinamide. Rigjeneron lëkurën, trajton shenjat e moshës dhe i jep shkëlqim lëkurës. Bifida Ferment Lysate përveçse lufton shenjat e moshës, ndriçon tonin e lëkurës, forcon barrierën e saj mbrojtëse, duke e bërë lëkurën të shëndetshme dhe elastike. Konsistenca e saj ujore dhe e lehtë depërton thellë në lëkurë, duke e lënë lëkurën të hidratuar dhe të butë në prekje. Përthithet menjëherë dhe nuk lë ndjesi ngjitëse.

  Ky produkt nuk përmban fragrancë, vajra esenciale apo ngjyrues artificiale dhe rekomandohet për të  gjitha tipet e lëkurave, veçanërisht për lëkurat mature.

 

 

6-Isntree Hyaluronic Acid Water Essence 50ml

 

 Esencë me veti të larta hidratuese që kombinon 8 lloje të ndryshme molekulare acidi hialuronik.

  Pesha molekulare e ulët Acid Hyaluronic hidraton dhe tërheq lagështinë në nivelet më të thella të lëkurës, duke i mbajtur fibrat e kolagjenit dhe elastinës të hidratuara dhe të shendetshme, duke zgjatur jetëgjatësinë e tyre.                                           Acidi Hyaluronic me peshë të mesme mbush dukshëm lëkurën, duke rezultuar në lëkurë më të re në pamje dhe poret e minimizuara.

 Molekulat më të mëdha të Acidit Hyaluronic hidratojnë sipërfaqen e dehidratuar të lëkurës dhe formojnë një pengesë për të kyçur lagështinë në lëkurë.

 Falë përbërësve që gjenden në këtë esencë aplikimi i saj në lëkurën tuaj bën të mundur që ju të keni një lëkurë të hidratuar, vitale e plot shkëlqim që padiskutim të gjithë do ta donim. Si dhe nuk duhet harruar se ky produkt trajton rrudhat, rrit elasticitetin, si dhe forcon e riparon barrierën e lëkurës tuaj.

 

 

7-Missha Time Revolution Homme The First Treatment Essence 200ml

 Time Revolution Homme The First Treatment Essence është një formulë shumëfunksionale e pasur ne 80% cica yeast ferment që kontrollon sebumin, hidraton, zbut, përmirëson teksturën e lëkurës, barazon tonin e lëkurës, zbeh rrudhat dhe rikthen elasticitetin. Përmban Pro Ferment α™ me teknologjinë e dorëzimit për të ndihmuar në maksimizimin e depërtimit.

Përmban gjithashtu 16% ekstrakt të lëvores së shelgut të zi dhe ekstrakt portulaca oleracea për qetësimin e lëkurës në mënyrë që të krijojë një çehre të pastër dhe të ndritshme dhe teksturë të lëmuar. Formula e saj shumë e përqëndruar është e mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme për lëkurën.

 

Nuk jeni të kënaqur me kaq dhe po kërkoni diçka tjeter që juve t'ju përshtatet ku çmimi nuk përbën problem. Si thoni atëherë për disa produkte çmimet e të cilave variojnë nga 2500-3000 lekë?

 2500-3000 lekë

8-Isntree Onion Newpair Essence Toner 200ml

 Një tonik esence (tonik për shkak të teksturës ujore, esencë për shkak të përqendrimit të lartë të përbërësve) për kujdesin e njollave, ndihmon në trajtimin e dhe zbehjen e hiperpigmentimit dhe tonit të lëkurës në të njëjtën kohë.

 I pasuruar me 75% ekstrakt të qepës së kuqe Muan për të luftuar njollat. Formuluar me kompleksin NoSCalm (heparin natriumi, Allantoin, Panthenol dhe Heartleaf Houttuynia) për të qetësuar lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar.

 Përmban Acid Tranexamic dhe Derivate të Vitaminës C për të barazuar tonin e lëkurës dhe për të luftuar pigmentimin, si dhe Betaine për të hidratuar lëkurën.

Ideal për lëkurën e ndjeshme si dhe mjaft i mirë për hidratimin e lëkurës tonë.

 

 

9-Purito PURITO Fermented Complex 94 Boosting Essence 200ml

 

 Bukuria koreane i do përbërësit e fermentuar dhe për arsye të mira: Kur fermentoni përbërës, grimcat bëhen më të vogla (më shumë se 150,000 herë më të vogla se poret tuaja, në fakt!), që do të thotë se ato mund të depërtojnë më mirë në lëkurën tuaj dhe të rrisin efektivitetin. Kjo është arsyeja pse PURITO Fermented Complex 94 Boosting Essence mund të bëjë disa gjëra të mahnitshme për lëkurën tuaj. Laktobacillus/fermenti i orizit ndihmon në zbardhjen e njollave dhe shenjave, ndërsa lizati i fermentit bifida përmirëson qëndrueshmërinë dhe hidratimin e lëkurës. Adenosina, përbërës i certifikuar për përmirësimin e rrudhave nga KFDA, ndihmon në rritjen e prodhimit të qelizave për të përmirësuar elasticitetin. I formuluar me 94% përbërës të fermentuar dhe 3% niacinamide, kjo esencë është një fuqi ndriçuese dhe mund të përdoret si një tonik hidratues ose esencë.

Ashtu si me të gjitha produktet Purito, ky serum nuk përmban përbërës të dëmshëm, duke përfshirë parabene, alkool dhe aroma artificiale dhe ngjyra.

 Produkt cilësor e i shëndetshëm për lëkurën dhe ç'është më kryesorja pa efekte anësore.

 

10-NEOGEN DERMALOGY CICA REPAIR SNAIL ESSENCE 100ML

 

 Kjo esencë e kërmillit përmban 96% të koncentratit të mucinës së kërmillit të ekstraktuar në mënyrë natyrale, duke shtuar lagështi intensive në lëkurë për të shëruar dhe lehtësuar dëmtimet. I mbushur me AC-CICA PURE COMPLEX, ekstrakt frutash boronicë, acid hialuronik, ofron efekte të shkëlqyera rikuperimi dhe qetësuese. Ndihmon në rikthimin e elasticitetit të lëkurës për një pamje rinore. Përmban ekstrakt centella asiatica, aziatikozid, acid madekasik, acid aziatik, madecassoside për të siguruar kujdes për lëkurën e prirur ndaj akneve ndaj shenjave të akneve.

  Do të dukesh i ri dhe i bukur gjithmonë? Ja pra, duku i tillë sepse ky produkt e ofron këtë për ju.

 

Kërkon diçka të shtrenjtë e cilësore. Mos u shqetësoni kemi dhe për ju produkte me kosto që variojnë nga  3000-4000 lekë.

3000-4000 lekë

11-Missha Time Revolution Artemisia Treatment Essence 150ml

 

  Shëroni dhe ushqeni lëkurën e skuqur dhe sensitive me këtë esencë ultra të koncentruar që njihet me ekstraktin 100% të artemisias (gjithashtu si mugwort). Artemisia (e njohur edhe si Mugwort) është një ekstrakt i fuqishëm anti-inflamator me veti të vërtetuara shëruese, qetësuese dhe antioksiduese. Procesi i fermentimit të dyfishtë, i cili përfshin ekstraktime të ngrohta dhe të ftohta, krijon një ekstrakt aktiv të përqendruar dhe të fuqishëm me molekula të vogla që përthithen lehtësisht në shtresat e brendshme të lëkurës. Një multitasker i vërtetë me një përbërës të vetëm unik, kjo esencë qetëson lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme, hidraton, balancon kontrollin e yndyrës, mbështet barrierën e lëkurës për ruajtjen e lagështisë dhe mbron lëkurën nga faktorët stresues mjedisorë. Lëkura lihet e qetë, e hidratuar dhe rrezatuese.

 Produkt ky i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës duke përfshirë lëkurën e ndjeshme, të irrituar dhe të prirur ndaj akneve. Pa alkool, paraben dhe parfum.

 

 

  Ja pra mundësi të shumta që lekura juaj të marr trajtimin e nevojshëm që të duket kurdoherë e bukur, plot shkëlqim, jetë e vitalitet. Mos harro se për kujdesin e lëkurës në botën e produkteve koreane çmimi nuk përbën më pengesë sepse këto produkte vijnë për ju në një varietet çmimesh.

  Ndaj zgjidh atë që të përshtatet dhe ofroji vetes e lëkurës kujdesin e merituar.