Glowy Skin Albania

VVBETTER TECA LIFTING MOISTURE SERUM 30ml

Lek 2,990

Një serum intensiv i formuluar me peptide, adenosine dhe kompleksi i centellës që përmirëson elasticitetin dhe teksturën e lëkurës, minimizon linjat e mimikës si dhe i jep lëkurës një pamje radiante plot shkëlqim. Kompleksi TECA në kombinim me acidin hialuronik e mbajnë lëkurën të hidratuar dhe të butë, parandalojnë humbjen e lagështisë dhe qetësojnë irritimet. Adenozi

na, niacinamidi dhe ekstraktet bimore në përbërje të serumit ndihmojnë në zbehjen e pigmentimit, njëtrajtësojnë tonin e lëkurës dhe reduktojnë shenjat e plakjes. Kompleksi me 8 peptide ngadalëson procesin e plakjes. 
Pa parabene, sulfate, silikone. Përshtatet me çdo tip lëkure përfshirë dhe ato sensitive. 

🌿 Kompleksi TECA: kombinim i acidit asiatic, asiaticoside dhe madecasic i krijuar për të rritur efektet e centella asiatica. Promovon rigjenerimin qelizor, riparon barrierën e dëmtuar dhe qetëson irritimet.

🌿 Peptidet: zinxhirë aminoacidesh që formojnë proteinat si kolagjeni, elastina dhe keratina. Këto proteina ndërtojnl lëkurën dhe janë përgjegjëse për teksturën, elasticitetin dhe fortësinë e saj.

🌿 Adenozine: ingredient i tretshëm në ujë, i derivuar nga fermentet që qetëson dhe riparon lëkurën. Është treguar që ka efekte edhe në luftimin e rrudhave. 

🌿Niacinamidi: Vitamina B3/nicotinamidi është një vitaminë e tretshme në ujë që bashkëpunon me ingredientët natyralë të lëkurës dhe minimizon pamjen e poreve, njëtrajtëson tonin e lëkurës, përmirëson linjat e mimikës dhe trajton lëkurln pa jetë.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi