tiam

Tiam vita A antiwrinkle moisturizer 80ml

Lek 1,990 Lek 2,490

Nje hidratues antirrudhe qe permban retinol 1.1% dhe pershtatet me te gjitha tipet e lekurave.
Hidratuesi permban Retinyl Palmitate i cili formohet nga kombinimi i acidit palmitic me retinolin. Kur vendoset ne lekure, enzimat e lekures e konvertojne ne retinol qe eshte nje perberes i fuqishem antirrudhe.
Retinyl palmitate eshte prekursor i qendrueshem gje qe e ben te pershtatshem edhe per fillestaret dhe lekurat sensitive.
Krahas kesaj mund ta vendosni ne zonen rreth syve, pa patur frike se mund te shkaktoje irritim.


--

𝑽𝒆𝒕𝒊𝒕𝒆 :
•Pershpejton rigjenerimin qelizor
•Trajton rrudhat dhe linjat e imta.
•Zbeh hiperpigmentimin dhe shenjat kafe.
•Stimulon prodhimin e kolagjenit.
•Permireson teksturen e lekures.
•Zvogelon poret.
•I jep shkelqim dhe elasticitet lekures.

𝙁𝙤𝙧𝙢𝙖𝙩𝙞: 80ml
𝑷𝒆𝒓𝒃𝒆𝒓𝒆𝒔𝒊𝒕 𝒌𝒓𝒚𝒆𝒔𝒐𝒓𝒆:

* 1.1% Retinyl palmitate- nje forme e qendrueshme e vitamines A qe ka te gjitha vetite e mesiperme.
* 1% kolagjen i hidrolizuar- molekula e kolagjenit eshte shume e madhe per te depertuar ne lekure, por ka veti shume te mira hidratuese dhe rrit elasticitetin e lekures. Ne kombinim me retinolin qe shkakton tharje e rrjepje, kolagjeni eshte perberes fantastik qe ‘anullon’ efektet anesore te tij. Keshtu pas perdorimit, lekura eshte e hidratuar dhe elastike.
* Sunflower seed oil- Hidratues dhe antioksidues. Ka acid linoleik për forcimin e barrierës së lëkurës e cila pengon humbjes e lagështirës.
* Panthenol - pershpejton sherimin e lekures dhe ul inflamacionin.

 

Perdorimi:
Hidratuesi keshillohet te perdoret vetem ne darke. Mund ta vendosni menjehere pas larjes (mundesia e irritimit eshte me e madhe), ose pas tonikut dhe serumit. Fillimisht aplikojeni 2 here ne jave, pastaj nese lekura reagon mire mund te shtoni perdorimin ne nje nate po, naten tjeter jo. Gjate perdorimit te Hidratuesit, mos vendosni perberes te tjere aktive. Retinoli kombinon shume mire me niacinamide dhe acidin hialuronik!

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi