Glowyskinshop.com
THANK YOU FARMER RICE BRIGHTENING MOISTURE CREAM 70ml
Rice brightening moisture cream eshte nje hidratues me perqindje te larte te ekstraktit te orizit, me nje teksture te lehte ne trajte xheli qe absorbohet shpejt dhe siguron nje sere benefitesh per lekuren. Hidratuesi ka veti te fuqishme antioksiduese, zbeh njollat kafe, shenjat e akneve dhe njetrajteson tonin e lekures. Përbërësi kryesor, ekstrakti i orizit perben 100,000ppm te kremit duke i siguruar lekures lëndë ushqyese gjë që siguron në mënyrë të efektshme hidratim të plotë, për një lëkurë më rrezatuese dhe rinore. Niacinamide barazon tonin e lekures dhe lufton njollat e shkaktuara nga dielli, shenjat e akneve dhe nxit rigjenerimin e lekures. Centella asiatica dhe caji jeshil ulin skuqjen dhe sigurojne perfitime antiinflamatore per lekuren. Ceramidet, Beta glucan dhe acidi hialuronic nxisin prodhimin e kolagjenit dhe elastines duke ndikuar dukshem ne rritjen e elasticitetit te lekures, duke parandaluar dhe luftuar shenjat e moshës.
Orizi është përdorur ne kujdesin e lekures që nga kohërat e lashta. Uji i orizit përdorej për të krijuar lëkurë të pastër dhe të lëmuar. Kur lani orizin para se të gatuani, mund të ndjeni që duart tuaja bëhen më të ndritshme dhe të buta. Kjo per shkak te permbajtjes se larte te vitaminave, mineraleve, aminoacideve dhe antioksidanteve qe permban. Pas një përdorimi të vazhdueshëm te hidratantit , do ta ndjeni lëkurën më të shëndetshme dhe të rigjallëruar!
Falë konsistencës së tij ne trajte xheli, kremi përthithet lehtësisht nga lëkura. Përshtatet me te gjitha tipet e lekurave, vecanarisht lekurat mikse dhe te yndyrshme.