Glowy Skin Albania
SKIN1004 Tone Brightening Glow Mask – 25 ml
Maskë sheet ndriçuese dhe hidratuese, e formuluar për të përmirësuar tonin e pabarabartë të lëkurës dhe për t’i dhënë asaj një pamje më të shndritshme dhe të freskët. Përmban Centella Asiatica nga Madagaskari, e cila qetëson lëkurën dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të saj, e kombinuar me niacinamide dhe tranexamic acid, përbërës të njohur për veprimin ndriçues dhe uniformues të tonit.
Formula e lehtë hidratuese përthithet lehtësisht dhe ndihmon që lëkura të duket më e qartë, më e butë dhe me shkëlqim natyral.
Përfitimet kryesore
-
Ndihmon në ndriçimin dhe uniformimin e tonit të lëkurës
-
Redukton pamjen e lëkurës së zbehtë dhe të lodhur
-
Qetëson dhe hidraton lëkurën
-
Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës
Për kë rekomandohet
E përshtatshme për lëkurë normale, të thatë, të kombinuar dhe të ndjeshme, veçanërisht kur lëkura ka nevojë për ndriçim dhe freski.
Mënyra e përdorimit
Vendoset mbi lëkurë të pastër dhe të tonifikuar. Lëre të veprojë për 10–20 minuta, më pas hiqe dhe masazho butësisht esencën e mbetur deri në përthithje të plotë.
