Glowy Skin Albania
SKIN1004 Probio-Cica Nourishing Mask – 22 ml
Maskë sheet ushqyese dhe qetësuese, e formuluar për të forcuar barrierën e lëkurës dhe për të ofruar hidratim të thellë. Përmban Probio-Cica, një kombinim i Centella Asiatica të fermentuar, e cila ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe përmirëson qëndrueshmërinë e saj, së bashku me ceramide dhe peptide që mbështesin rigjenerimin dhe elasticitetin e lëkurës.
Formula e pasur ushqen intensivisht lëkurën, ndihmon në reduktimin e ndjesisë së thatësisë dhe e lë lëkurën më të butë, më elastike dhe më të mbrojtur.
Përfitimet kryesore
-
Ushqen dhe hidraton lëkurën në thellësi
-
Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës
-
Qetëson irritimet dhe skuqjen
-
Përmirëson elasticitetin dhe butësinë e lëkurës
-
Rikthen ndjesinë e rehatisë së lëkurës
Për kë rekomandohet
E përshtatshme për lëkurë të thatë, të ndjeshme, normale dhe të dehidratuar, veçanërisht kur barriera e lëkurës është e dobësuar.
Mënyra e përdorimit
Vendoset mbi lëkurë të pastër dhe të tonifikuar. Lëre të veprojë për 10–20 minuta, më pas hiqe dhe masazho butësisht esencën e mbetur deri në përthithje të plotë. Përdoret 1–2 herë në javë ose sipas nevojës.
