Glowy Skin Albania
SKIN1004 Madagascar Centella PDRN 1.5 Cream 30ml
Krem intensiv per hidratimin dhe forcimin e barrieres mbrojtese te lekures, i formuluar me 1.5% Vegan PDRN (15,000 ppm), per kujdesin ndaj lekures sensitive, te dehidratuar dhe te irrituar. Kombinon PDRN me Centella Asiatica, Madecassoside, Panthenol dhe Ceramide NP, duke ndihmuar ne qetesimin e skuqjes, permiresimin e tekstures dhe rikthimin e komfortit te lekures. Ka teksture kremoze, por te lehte, qe perthithet pa lene ndjesi te rende apo yndyrore.
Perberesit Kryesore
-
Vegan PDRN (15,000 ppm): Ndihmon ne permiresimin e pamjes dhe hidratimit te lekures, si dhe ne mbeshtetjen e barrieres mbrojtese.
-
Centella Asiatica: Ndihmon ne qetesimin e lekures sensitive dhe te irrituar.
-
Madecassoside: Ndihmon ne reduktimin e skuqjes dhe ndjesise se irritimit.
-
Panthenol: Ofron hidratim dhe ndihmon ne qetesimin e lekures.
-
Ceramide NP: Mbeshtet barrierën mbrojtese dhe ndihmon ne parandalimin e humbjes se hidratimit.
-
Squalane: Zbut lekuren dhe ndihmon ne ruajtjen e hidratimit.
-
Allantoin: Ndihmon ne qetesimin dhe zbutjen e lekures.
Per cfare sherben
-
Ndihmon ne forcimin e barrieres mbrojtese te lekures.
-
Qeteson skuqjen dhe ndjesine e irritimit.
-
Ofron hidratim intensiv dhe afatgjate.
-
Ndihmon ne permiresimin e tekstures se ashper dhe lekures se dehidratuar.
-
E le lekuren te bute, te hidratuar dhe me pamje me te shendetshme.
Per cfare lekure rekomandohet
Vecanerisht per lekure sensitive, te dehidratuar, te irrituar ose me barrierë mbrojtese te dobesuar. E pershtatshme edhe per lekure mikse dhe te yndyrshme qe ka nevoje per hidratim dhe kujdes qetesues.
Si perdoret
Aplikoni nje sasi te pershtatshme ne fund te rutines, ne fytyre dhe qafe. Per zonat qe kane nevoje per kujdes me intensiv, mund te aplikoni disa shtresa te holla.
