Glowy Skin Albania
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Teca Peptide Bounce Gel Mask 36g
Maske hidrogel me veprim intensiv hidratues dhe kujdes forcues, e krijuar per te permiresuar elasticitetin, butesine dhe shkelqimin e lekures. Formula kombinon Hyalu-Teca™, Retinal Collagen Extract dhe nje kompleks prej 9 peptidesh, duke ndihmuar ne hidratimin afatgjate dhe reduktimin e dukshmerise se vijave te holla. E pasuruar gjithashtu me Niacinamide, Glutathione dhe Acid Hialuronik, ndihmon ne permiresimin e tonalitetit dhe tekstures se lekures. Struktura hidrogel me 3 pjese pershtatet me konturet e fytyres per nje aplikim te rehatshem.
Perberesit Kryesore
-
Hyalu-Teca™: Kombinon perberes hidratues me Centella Asiatica, duke ndihmuar ne hidratimin dhe qetesimin e lekures.
-
Retinal: Perberes i grupit te retinoideve qe ndihmon ne permiresimin e tekstures dhe pamjes se vijave te holla.
-
T3 Baby Collagen: Ndihmon ne permiresimin e pamjes se elasticitetit te lekures.
-
Kompleksi me 9 Peptide: Ndihmon ne kujdesin ndaj shenjave te plakjes dhe ne ruajtjen e elasticitetit.
-
Niacinamide: Ndihmon ne unifikimin e tonalitetit dhe ndricimin e lekures.
-
Glutathione: Ofron veprim antioksidues dhe ndihmon ne permiresimin e pamjes se lekures.
-
Acidi Hialuronik dhe Panthenol: Ndihmojne ne hidratimin dhe qetesimin e lekures.
-
Ceramide NP dhe Ectoin: Ndihmojne ne mbeshtetjen e barrieres mbrojtese.
Per cfare sherben
-
Ofron hidratim intensiv dhe afatgjate.
-
Ndihmon ne permiresimin e elasticitetit dhe butesise.
-
Redukton dukshmerine e vijave te holla.
-
Ndihmon ne permiresimin e tekstures dhe tonalitetit jo te njetrajshem.
-
I jep lekures pamje me te shndritshme dhe me te plote.
Per cfare lekure rekomandohet
Rekomandohet per lekure te dehidratuar, te lodhur, me humbje elasticiteti dhe shenja te dukshme te plakjes.
Si perdoret
Pas pastrimit, pergatitni lekuren me nje serum hidratues. Hiqni shtresat mbrojtese dhe vendosni fillimisht pjesen e poshtme te maskes, pastaj pjesen e siperme. Lereni te veproje per rreth 30 minuta. Per kujdes me intensiv, mund te mbahet 2-3 ore ose gjate nates. Pas heqjes, vazhdoni me ampulen ose kremin hidratues.
Sasia: 1 maske hidrogel individuale, 36g.
