Glowy Skin Albania

Shiseido ­ Tsubaki Shampoo Premium Moist 490ml

Lek 1,290 Lek 2,290

 

Shampo e formuluar me vajin Tsubaki, i njohur ndryshe si vaji i farës së cajit dhe ingredientë të tjerë hidratues, zbut dhe ushqen flokët e thatë nga rrënja dhe është ideale për riparimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar. E përshtatshme edhe për skalpin sensitiv dhe të irrituar. 

Ingredientët që duam:

Vaji Tsubaki:  I ekstraktuar nga bima Camellia, ky vaj është i pasur me acid oleik, vitamina A, B, D dhe E. Hidraton thellë flokun, i jep shkëlqim dhe parandalon humbjen e lagështisë. 

Ekstrakti i peltes mbretërore: Përmban aminoacide, vitamina dhe minerale që ushqejnë skalpin. Promovon rritjen dhe forcimin e flokut dhe parandalon majat dyshe. 

Proteinë mëndafshi e hidrolizuar: Ka aftësinë te depërtojë në flokë duke rritur elasticitetin dhe fortësinë. 

Arginine: Stimulon rritjen e flokut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në skalp.

Glycerin:  Humektant që tërheq lagështinë në flokë duke parandaluar tharjen dhe frizz-in. 

    Produkte të ngjashme

    Produktet që keni parë së fundmi