Glowy Skin Albania
Round lab BIRCH JUICE MOISTURIZING TONER 300ml
Një toner i ngjashëm në formulim me ampulën, i pasur me lëngun e ekstraktuar nga thupra dhe acid hialuronik, i cili hidraton lëkurën tuaj për një pamje të shëndetshme dhe plot jetë.
Lëngu i ekstraktuar nga thupra është i pasur me aminoacide dhe minerale që rigjallërojnë lëkurën pa jetë duke e ngopur me hidratimin që i duhet. Gjithashtu njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe qetësuese për aknet. Kombinimi i pantenolit dhe allantoinës bllokojnë lagështinë në brendësi të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga agresorët e jashtëm.
I përshtatshëm për lëkurat e thata, të dehidratuara dhe sensitive.
Ingredientët që duam:
- Lëngu i ekstraktuar nga bima Betula Platophylla japoneze: i pasur me 17 lloje aminoacidesh, antioksidantë dhe vitamina, redukton inflamacionin dhe mbron lëkurën nga agresorët mjedisorë.
- Ekstrakti i Chondrus Crispus, i njohur si Algë e Kuqe, është i mbushur me proteina që përmirësojnë lëkurën duke i rritur elasticitetin
- Ekstrakti i Saccharum Officinarum (Lëng qepë) ndihmon në minimizimin e njollave dhe mbajtjen e lëkurës të hidratuar.
Përdorimi:
Pas larjes së fytyrës, në mëngjes dhe në darkë, aplikoni një sasi produkti në lëkurë të njomë në të gjithë fytyrën dhe lëreni të absorbohet.
Më pas mund të vazhdoni me produktet e tjera të rutinës.