Glowy Skin Albania
PanOxyl Clarifying Exfoliant 118ml
PanOxyl Clarifying Exfoliant është një toner eksfoliues me përmbajtje 2% acid salicilik, i cili depërton në poret e lëkurës për të kontrolluar yndyrën dhe daljen e akneve. Kur qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në sipërfaqe, krijojnë një shtresë bllokuese duke ngadalësuar kështu përthithjen e produkteve te kujdesit të lëkurës. Në këtë mënyrë, eksfolimi i rregullt i lëkurës rrit gjithashtu efikasitetin e produkteve të tjera.
Formulimi përfshin gjithashtu Algat Blu dhe përbërës ushqyes për lëkurën që ndihmojnë në qetësimin e skuqjes dhe irritimeve. Ky produkt efektiv është i shkëlqyeshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht ato të prirura për pika të bardha, pika të zeza dhe akne. Ky tonik përmban përqendrimin më të lartë të acidit salicilik që mund të përdoret pa recetë. Ka formulim të butë, me pH të balancuar, që përthithet mirë nga lëkura.
Përdorimi: Toniku eksfoliues përdoret 2-3 herë në javë, vetëm në rutinën e mbrëmjes, pas larjes së lëkurës, në lëkurë të thatë. Mund t'a aplikoni me duar te thata ose me peceta pambuku. Nëse jeni fillestarë në përdorimin e acideve eksfoliuese, niseni përdorimin me vetëm një herë në javë. Hidratojeni mirë lëkurën pas aplikimit pasi acidi salicilik ka veti tharëse si dhe mos harroni përdorimin e kremit të diellit çdo mëngjes. Mos e kombinoni në të njëjtën rutinëme retinolin, vitaminën C apo acide të tjera eksfoliuese.
Duhet të keni parasysh që në përdorimet e para të acidit salicilik mund të përjetoni purging të lëkurës që do të thotë dalja e të gjitha papastërtive dhe akneve në sipërfaqe të lëkurës. Kjo fazë mund të zgjasë deri ne 3-4 javë.