Glowy Skin Albania
NYX Professional Makeup Buttermelt Blush – 04 U Know Butta (5 g)
Buttermelt Blush në nuancën 04 U Know Butta është një blush me teksturë ultra të butë dhe të shkrirë, që përhapet lehtësisht në lëkurë për një rezultat natyral dhe të njëtrajtshëm. Formula e tij siguron një aplikim pa vija, duke u shkrirë në mënyrë perfekte me makeup-in dhe duke i dhënë fytyrës një ngjyrë të freskët dhe të kendshme.
Ky blush karakterizohet nga pigmentimi i balancuar që mund te aplikohet sipas dëshirës, nga një efekt i lehtë ditor deri në një look më të theksuar. Falë formulës së tij të qëndrueshme, ngjyra mbetet e bukur në lëkurë për orë të tëra, pa u zbehur apo grumbulluar.
Ideal për çdo tip lëkure, Buttermelt Blush është zgjedhja perfekte për një finish natyral, të butë dhe me shkëlqim të lehtë.
