Neogen

NEOGEN DERMALOGY REAL FERMENT MICRO SERUM 30ml

Lek 3,790

REAL FERMENT MICRO SERUM është një serum xhel , shumë i përqendruar me 61% përbërës te fermentuar natyralë dhe përbërës aktivë si Vitaminë C, Vitaminë E, Vitaminë B5 dhe kolagjen që absorbohen shpejt në lëkurë për të ndihmuar në rritjen e elasticitetit të saj ndërsa jep hidratim të menjehershem dhe shkëlqim të lëkurës. Ky mikro serum i fermentuar ndihmon në forcimin e barrieres natyrore të lëkurës për një lëkurë me rezistente, të ndritshme dhe të shëndetshme.

Formula e fuqishme e mikro serumit  është e mbushur me tre lloje të vitaminave që ushqejnë dhe ringjallin lëkurën me vitaminë C e cila përmirëson tonin e lëkurës dhe rikthen shkëlqimin e saj, si dhe vitaminat E dhe B5 me efekt të fortë antioksidant dhe efekt të shkëlqyeshëm të hidratimit të lëkurës.

Përbërja e pasur e serumit, përveç të gjitha efekteve të mësipërme, i siguron lëkurës një çehre rrezatuese dhe të barabartë falë niacinamideve në përbërjen e saj, e njohur për efektin e shkëlqyeshëm ndriçues te lëkurës dhe njëtrajtshmërinë e tekstures, si dhe glutathionin, një antioksidant i fuqishëm që rikthen shkëlqimin dhe pamjen e shëndetshme.

Falë ekstrakteve të bimës Centella asiatica (Gotu kola ose bar tigri), mikro serumi i fermentuar vërtetë qetëson lëkurën, forcon barrierën mbrojtëse të saj dhe e mbron atë nga ndikimet negative te mjedisit te jashtëm.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi