Glowy Skin Albania

 Eqqualberry Hyaltoin Flooding Serum

Lek 2,190


Eqqualberry Hyaltoin Flooding Serum është një serum intensiv hidratues i krijuar për t'i dhënë lëkurës një dozë të lartë lagështie dhe për të ndihmuar në rikthimin e lageshtise  të lëkurës së dehidratuar. Formula përmban 50,000 ppm Hyaltoin, një kompleks i 11 formave të acidit hialuronik dhe Ectoin, që ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e ujit në shtresa të ndryshme të lëkurës. Përmban gjithashtu 100,000 ppm ujë akullnajor, i cili ofron një ndjesi freskuese, si dhe 5 lloje ceramidesh dhe Panthenol, që ndihmojnë në mbështetjen e barrierës së lëkurës dhe reduktimin e humbjes së lagështisë. Niacinamide, Allantoin, Squalane dhe Hydroxyethyl Urea plotësojnë formulën për një efekt më të plotë hidratues dhe zbutës. Tekstura e tij e freskët dhe e lehtë është veçanërisht e përshtatshme për lëkurë të dehidratuar, të ndjeshme dhe të yndyrshme, pasi siguron hidratim pa e rënduar lëkurën.

Mënyra e përdorimit: Aplikoni një sasi të përshtatshme pas tonerit dhe përhapeni në të gjithë fytyrën. Tamponojeni lehtë derisa të përthithet dhe vazhdoni me kremin hidratues.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi