Glowy Skin Albania

Mielle Avocado & Tamanu Anti-Frizz Curl Perfector

Lek 2,490

Mielle Avocado & Tamanu Anti-Frizz Curl Perfector është një krem i veçantë që ndihmon në definimin dhe mbrojtjen e kaçurrelave, duke ofruar një rezultat të butë dhe të qëndrueshëm. Ky produkt përdor Cold Application Technology™, një teknologji që e bën të mundur mbylljen e kutikulave dhe ndihmon në ruajtjen e lagështirës natyrale të flokëve për kaçurrela të definuara dhe pa frizz. Ky serum është ideal për flokë me teksturë, që janë të prirur për frizz dhe dëshirojnë një pamje të lëmuar dhe të natyrshme.

Përfitimet Kryesore:

  • Mbrojtje shtesë për kaçurrelat: Ky krem ofron një shtresë mbrojtëse që ndihmon në kontrollimin e frizz-it dhe siguron që kaçurrelat të mbeten të definuara dhe të shndritshme.

  • Redukton elektrizimin dhe shton shkëlqimin: Formulimi i tij ofron rezultate të jashtëzakonshme për flokë të butë dhe me shkëlqim natyral.

  • Teknologjia Cold Application™: Për të maksimizuar mbrojtjen dhe efektet e anti-frizz-it, aplikimi i ftohtë ndihmon në mbylljen e kutikulave për një stilim më të qëndrueshëm.

  • Formulë e pastruar dhe e sigurt: Pa silikone, parabene, sulfate, parafinë, vajra minerale, DEA dhe pa teste në kafshë, e sigurt për flokët dhe për mjedisin.

  • I përshtatshëm për flokë të lyer : Ky produkt është i sigurt për flokët e lyer dhe ndihmon në mbrojtjen e ngjyrës dhe shëndetit të flokëve.


    Si të Përdoret:

    • Për rezultate optimale, rekomandohet të ruhet në frigorifer dhe të aplikohet i ftohtë, për të maksimizuar efektin e mbylljes së kutikulave. Megjithatë, përdorimi në temperatura normale është gjithashtu i mundur dhe efektiv.

    • Pasi të keni aplikuar balsamin pa shpëlarje (Leave-In Conditioner), ndajeni flokun në seksione dhe aplikoni Mielle Avocado & Tamanu Anti-Frizz Curl Perfector mbi flokë të lagur dhe te krehur .

    • Për stilet “Wash-n-Go”: Aplikojeni me gishta ose një furçë për të definuar më mirë kaçurrelat më pas, përdorni një difuzor ose lërini flokët të thahen natyralisht për një pamje më natyrale.

    • Nëse është e nevojshme, mund të përdorni një shishe spray me ujë  për ti lagur flokët lehtë gjatë procesit të stilimit.


Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi