Glowy Skin Albania

MEDICUBE AGE-R Booster Glow Rose Pink

Lek 19,900 Lek 30,000

Pajisje inovative per kujdesin e fytyres, e projektuar per te permiresuar hidratimin, shkelqimin, elasticitetin dhe perthithjen e produkteve kozmetike. Perdoret me teknologjine e ultratingujve ne tre frekuenca te ndryshme (1, 3 dhe 10 MHz), te cilat mundesojne trajtim te personalizuar sipas nevojave te lekures. Me 5 modalitete dhe 5 nivele intensiteti, pajisja ndihmon ne permiresimin e pamjes se tekstures, mbeshtetjen e barrieres mbrojtese dhe arritjen e nje lekure me te hidratuar, me te lemuar dhe me shkelqim natyral.

Teknologjite dhe modalitetet:

  • Boost Mode (LED blu): Ndihmon ne perthithjen e produkteve kozmetike dhe hidratimin e lekures.

  • Focus Mode (LED roze): Fokusohet ne permiresimin e pamjes se elasticitetit dhe fermitetit te lekures.

  • Glow Mode (LED e verdhe): Ndihmon ne permiresimin e shkelqimit dhe pamjes se lekures.

  • Calming Mode (LED jeshile): Ofron kujdes qetesues per lekuren.

  • Master Mode (LED vjollce): Kombinon funksionet e modaliteteve te ndryshme per nje trajtim te plote.

Frekuencat e ultratingujve:

  • 10 MHz: Per kujdesin e siperfaqes se lekures, hidratimin dhe permiresimin e tekstures.

  • 3 MHz: Per kujdesin ndaj volumit dhe shkelqimit te lekures.

  • 1 MHz: Per perthithjen e produkteve kozmetike dhe mbeshtetjen e barrieres mbrojtese.

Per cfare sherben:

  • Ndihmon ne perthithjen e produkteve te kujdesit per lekuren.

  • Permireson hidratimin dhe shkelqimin.

  • Ndihmon ne permiresimin e pamjes se elasticitetit dhe fermitetit.

  • Kujdeset per teksturen dhe pamjen e lekures jo uniforme.

  • Mbeshtet barrierën mbrojtese te lekures.

  • Mundeson trajtim te personalizuar sipas nevojave te lekures.

Si perdoret:

  1. Karikoni plotesisht pajisjen perpara perdorimit te pare.

  2. Pastroni fytyren dhe aplikoni nje sasi te mjaftueshme serumi ose kremi.

  3. Mbani shtypur butonin Power per 2-3 sekonda per ta ndezur.

  4. Zgjidhni nje nga 5 modalitetet sipas nevojes se lekures.

  5. Rregulloni intensitetin nga niveli 1 deri ne 5. Per perdorimin e pare rekomandohet niveli me i ulet.

  6. Levizni koken e pajisjes ne kontakt me lekuren, pa ushtruar presion te tepert.

  7. Pas perdorimit, pastroni koken e pajisjes me nje pecete te thate.

Pajisja fiket automatikisht pas 12 minutash perdorimi.

Karakteristikat:

  • 5 modalitete trajtimi.

  • 5 nivele intensiteti.

  • 3 frekuenca ultratingujsh: 1, 3 dhe 10 MHz.

  • Koke trajtimi ne forme pike uji, 30 mm.

  • Vibrime zanore te vecanta per secilin modalitet.

  • Bateri e rikarikueshme 2550 mAh.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi