Glowy Skin Albania

Lador C-TOX CLAY SHAMPOO 200ML

Lek 1,690

Njihuni me Lador C-Tox Clay Shampoo nje shampo për freskimin e skalpit dhe për flokë me shkëlqim!

C-Tox Clay Shampoo është një shampo e fuqishme argjilore që ndihmon në heqjen efektive të qeliizave te vdekura dhe papastërtive nga skalpi duke lejuar përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese. Balta është një përbërës efektiv që zbut dhe jep një flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Shampoja përmban ekstrakte detare si Laminaria dhe Algaqe qe i sigurojnë flokëve lagështi thelbësore dhe i lënë të butë dhe me shkëlqim, ndërsa uji i detit i pasur me minerale, uji termal, ekstrakti i shafranit të Indisë dhe ekstrakti i planktonit ushqejnë skalpin dhe flokët, duke siguruar rikuperim optimal.

-Pastron ne thellësi skalpin, ka veti hidratuese dhe rivendos ekuilibrin vaj/uje. 

-Ka një aromë të këndshme portokalli, limoni, grejpfruti të përzier me myshkun, eukaliptin dhe qelibarin.

-Përmban acid AHA që rregullon prodhimin e sebumit dhe promovon një skalp të pastër dhe të shëndetshëm.

-Kaolina zbut lëkurën e kokës dhe qetëson irritimet, thith sebumin e tepërt, largon yndyrën e tepërt, normalizon ekuilibrin e pH-së, nxit rritjen e shëndetshme dhe të fortë të flokëve.

-Vitamina E është e pasur me antioksidantë dhe nxit rritjen e shëndetshme të flokëve, zbut dhe ushqen.

-Ekstrakti Fucus nxirret nga algat kafe dhe është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në hidratimin dhe parandalimin e tharjes së kokës.

E përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve dhe te skalpit! 

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi