Glowy Skin Albania
KERASTASE PREMIERE K ALPHA SERUM FONDAMENTAL 90ML
Një serum i lehtë pa shpërlarje, i krijuar për riparimin e thellë të fibrës së flokut dhe për kujdes intensiv ndaj flokëve të dëmtuar dhe porozë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve, ky trajtim ndihmon në forcimin e fibrës nga brenda, ndërsa mbyll kutikulën për një flok më të lëmuar, elastik dhe me shkëlqim.
Flokët e dëmtuar janë më porozë dhe mund të thithin deri në 3 herë më shumë calcium nga uji , duke shkaktuar dobësim të fibrës, ashpërsi, brishtësi dhe elektrizim të vazhdueshëm. Formula e Sérum Filler Fondamental vepron në dy nivele: mbush dhe forcon fibrë nga brenda , ndërsa ndihmon në mbylljen e kutikulave për të neutralizuar porozitetin.
Serumi krijon gjithashtu një shtresë mbrojtëse që ndihmon në mbrojtjen e flokëve nga akumulimi i kalciumit, lagështia dhe nxehtësia deri në 230°C. Flokët duken menjëherë më të lëmuar, të butë, elastikë dhe me shkëlqim të dukshëm.
Përfitimet kryesore:
- Ndihmon në riparimin e fibrës së flokut nga brenda
- Forcon flokët e dëmtuar dhe porozë
- Ndihmon në neutralizimin e porozitetit
- Mbyll kutikulën dhe zbut sipërfaqen e flokut
- Redukton frizz-in deri në 72 orë
- Mbron nga lagështia dhe akumulimi i kalciumit
- Ofron mbrojtje nga nxehtësia deri në 230°C
- I lë flokët më të butë, elastikë, të lëmuar dhe me shkëlqim
Mënyra e përdorimit:
Aplikojeni si hapin përfundimtar të rutinës së kujdesit të flokëve, vendoseni një sasi të vogël në gjatësitë dhe majat e flokëve, të lagur ose të thatë, pa e shpëlarë. Vazhdoni me stilimin sipas dëshirës.
