Glowy Skin Albania
KÉRASTASE GLOSS ABSOLU ANTI-FRIZZ GLAZE MILK – 190 ML
Kérastase Gloss Absolu Anti-Frizz Glaze Milk është një spray multifunksional zbutës dhe mbrojtës nxehtesise , i krijuar për flokë të gjatë që kanë tendencë të elektrizohen, të krijojnë frizz ose të humbasin shkëlqimin. Tekstura e tij e lehtë dhe qumështore shpërndahet lehtësisht në flokë, duke i zbutur dhe hidratuar pa i rënduar.
Formula kombinon Acid Hialuronik, Acid Glikolik dhe ekstrakt trëndafili të egër në vaj. Ky kombinim ndihmon në hidratimin, lëmimin e fibrës, ndërsa e bën flokun më të lehtë për t’u krehur dhe stiluar. Produkti gjithashtu ndihmon në kontrollin e frizz-it dhe fijeve të pabindura, ofron mbrojtje ndaj lagështisë dhe mbrojtje termike deri në 230°C.
Rezultati janë flokë më të butë, më të lëmuar dhe me shkëlqim të bukur “glazed”, duke ruajtur njëkohësisht lëvizjen dhe lehtësinë natyrale.
Përdorimi: Spërkateni mbi gjatësinë e flokëve të lagur pas larjes dhe vazhdoni me tharjen me tharëse. Nuk shpëlahet.
