Glowy Skin Albania

KÉRASTASE GENESIS HOMME SPRAY DE FORCE ÉPAISSISSANT – 150 ML

Lek 4,590


Kérastase Genesis Homme Spray de Force Épaississant është një spray forcues i krijuar posaçërisht për flokët e meshkujve që janë dobësuar, holluar ose kanë humbur dendësinë e tyre. Formula e lehtë mbështjell fibrën e flokut dhe ndihmon që çdo fije të duket më e trashë, duke krijuar menjëherë një efekt flokësh më të plotë dhe më voluminozë.

I formuluar me Creatine dhe ekstrakt të rrënjës së xhenxhefilit, spray-i i jep flokut teksturë që nga rrënja, pa krijuar ndjesi ngjitëse ose të rëndë. Sipas testeve instrumentale të Kérastase, një aplikim mund të sigurojë deri në 25% më shumë masë kapilare, me efekt që zgjat deri në 24 orë. Rezultati është një stil natyral, me më shume strukturë dhe dendësi vizuale. 

Është ideal për flokë të hollë që kanë nevojë për volum, por edhe për meshkujt që kërkojnë një produkt styling me mbajtje të lehtë dhe finish natyral.

Përdorimi: Tundeni mirë para përdorimit. Spërkateni në mënyrë të njëtrajtshme mbi flokë të tharë me peshqir, punojeni produktin me duar dhe vazhdoni me stilimin. Nuk shpëlahet.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi