Glowy Skin Albania

JMsolution V9 Vitamin Ampoule Whitening Mask Box

Lek 290

JMsolution V9 Vitamin Ampoule Whitening Mask eshte nje maske ne forme flete, e krijuar per t’i dhene lekures hidratim, shkelqim dhe nje pamje me uniforme. Formula e saj kombinon niacinamide, acid hialuronik, panthenol, ceramide NP, beta-glukan dhe nje kompleks vitaminash, duke ndihmuar ne hidratimin dhe zbutjen e lekures, si dhe ne permiresimin e pamjes se tonit te saj.

Formula permban gjithashtu ekstrakte frutash te pasura me antioksidante, si boronica, manaferra, mjedra dhe sea buckthorn, si dhe glutathione dhe vitamin C. Keta perberes ndihmojne ne mbrojtjen antioksiduese dhe i japin lekures nje pamje me te fresket dhe rrezatuese.

Benefitet kryesore:

  • Ndihmon ne hidratimin intensiv te lekures.
  • I jep lekures nje pamje me te ndritshme dhe rrezatuese.
  • Ndihmon ne uniformizimin e pamjes se tonit te lekures.
  • Mbeshte barrierën mbrojtese fale ceramideve.
  • Qeteson dhe zbut lekuren fale panthenolit dhe beta-glukanit.
  • E le lekuren me te bute, te fresket dhe me pamje me te shendetshme.

Menyra e perdorimit: Pas pastrimit dhe tonerit, vendoseni masken ne fytyre dhe lereni te veproje per 10–20 minuta. Hiqeni dhe masazhoni butesisht esencen e mbetur derisa te perthithet plotesisht.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi