Glowy Skin Albania

JMSOLUTION PLANSYNERGY AIRY MASK

Lek 290

JMSOLUTION PLANSYNERGY AIRY MASK eshte nje maske e holle dhe e lehte me ekstrakt elbi, e krijuar per te pastruar butesisht lekuren, permiresuar teksturen dhe per t’i dhene nje pamje me te fresket dhe te paster. Ekstrakti i elbit eshte i pasur me antioksidante, vitamina te grupit B, aminoacide dhe minerale, duke ndihmuar ne mbrojtjen e lekures nga stresi oksidativ dhe ne permiresimin e pamjes se saj.

Formula kombinon gjithashtu 12 forma te acidit hialuronik, 17 aminoacide, ceramide NP, panthenol/allantoin, fermentet probiotike, tea tree dhe Centella Asiatica. Keta perberes ndihmojne ne hidratimin e lekures, forcimin e barrieres mbrojtese dhe qetesimin e saj, ndersa lactobionic acid ofron nje eksfolim te bute per nje teksture me te njetrajtshme.

Maska eshte vecanerisht e pershtatshme per lekure normale, te yndyrshme dhe mikse, sidomos kur lekura duket e lodhur, e ashper ose me pore te dukshme. Fleta e holle prej materiali te lehte pershtatet mire me konturet e fytyres dhe ndihmon ne mbajtjen e lageshtise gjate aplikimit.

Benefitet kryesore:

  • Ndihmon ne pastrimin dhe rafinimin e pamjes se poreve.
  • Permireson teksturen e lekures dhe e ben ate me te lemuar.
  • Ofron hidratim te lehte dhe freskues.
  • Ndihmon ne forcimin e barrieres se lekures.
  • Qeteson lekuren dhe ndihmon ne reduktimin e pamjes se irritimit.
  • Mbron lekuren nga stresi oksidativ fale perberesve antioksidues.

Menyra e perdorimit: Pas pastrimit dhe tonerit, vendoseni masken ne fytyre dhe lereni te veproje per 10–20 minuta. Hiqeni dhe masazhoni butesisht esencen e mbetur derisa te perthithet plotesisht.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi