Glowy Skin Albania

JMsolution H9 Hyaluronic Ampoule Mask

Lek 190

JMsolution H9 Hyaluronic Ampoule Mask eshte nje maske hidratuese e pasuruar me 9 lloje te acidit hialuronik, te cilat ndihmojne ne terheqjen dhe ruajtjen e lageshtise ne nivele te ndryshme te lekures. Formula eshte krijuar per te rikthyer hidratimin e lekures se thate dhe te dehidratuar, duke e lene ate me te bute, me te lemuar dhe me pamje me te plote.

Pervec kompleksit H9 Hyaluronic Acid, formula permban panthenol, allantoin, beta-glucan dhe ceramide NP, te cilet ndihmojne ne qetesimin e lekures dhe ne mbeshtetjen e barrieres mbrojtese. Ekstraktet bimore kontribuojne ne nje pamje me te fresket dhe te shendetshme, ndersa materiali i bute Tencel pershtatet mire me fytyren dhe favorizon kontaktin e vazhdueshem te esences me lekuren.

Benefitet kryesore:

  • Ofron hidratim intensiv dhe te menjehershem.
  • Ndihmon ne ruajtjen e lageshtise ne lekure.
  • Zbut lekuren e thate dhe te dehidratuar.
  • Mbeshte barrierën mbrojtese te lekures.
  • Ndihmon qe lekura te duket me e plote, e lemuar dhe elastike.
  • I jep fytyres nje pamje me te fresket dhe rrezatuese.

Menyra e perdorimit: Pas pastrimit te fytyres dhe aplikimit te tonerit, vendoseni masken duke e pershtatur mire me konturet e fytyres. Lereni te veproje per 10–20 minuta, me pas hiqeni dhe masazhoni butesisht esencen e mbetur derisa te perthithet plotesisht.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi