Glowyskinshop.com

Innisfree Retinol Cica Repair Ampoule 30ml

Lek 3,090 Lek 3,990

Një ampulë e fuqishme rigjeneruese me efikasitet të lartë që përmban përbërës kyc retinol dhe centella asiatica, dy perberes shume te potente ne rigjenerimin e lekures dhe targetimit te nje sere problematikave.

Çaji jeshil dhe centella asiatica në formulë qetësojne skuqjen, ndërsa acidi madecassic dhe asiaticoside (derivat i centella asiatica) qetësojnë lëkurën dhe riparojnë barrieren. Përbërësit shtesë si retinoli trajtojnë hiperpigmentimin dhe linjat e imëta duke përshpejtuar rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Me përdorim të vazhdueshëm, redukton rrudhat, hiperpigmentimin, sebumin, pikat e zeza, pikat e bardha, poret, njollat ​​dhe strukturën e parregullt lëkurës. Ampula eshte gjithashtu e perbere nga Niacinamide qe zbeh njollat dhe hiperpigmentinimin dhe lufton kundër shenjave të moshës. Kombinimi i beta glucan, acidit hialuronik dhe ceramideve, arrijnë të hidratojnë lëkurën në thellësi, duke parandaluar irritimin dhe rrjepjen qe shkakton zakonisht retinoli.

Përdoreni në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës në mbrëmje dhe aplikojeni në lëkurë të pastruar dhe të tonifikuar.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi