Glowy Skin Albania
HadaLabo Shirojyun Premium Medicated Deep Whitening Cream (50g)
Kremi hidratant HadaLabo Shirojyun Premium Medicated Deep Whitening, i formuluar me përbërës ndricues dhe acid hialuronik targeton hiperpigmentimin dhe lëkurën pa jete. Formula është krijuar për te frenuar prodhimin e melaninës, shkaktari i njollave kafe në lëkurë, duke e lënë lëkurën të ndritshme dhe të njëtrajtshme.
Krijuar me kujdes të vecantë, tekstura e kremit thithet shpejt në lëkurë, duke e lënë atë të ndjehet e butë dhe e rinovuar. Me përdorim të rregullt, ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe rritjen e elasticitetit.
Ingredientët që duam 🫡
- Acid Traneksamik: Një agjent i fuqishëm zbardhues që ndihmon në frenimin e prodhimit të melaninës, duke reduktuar shfaqjen e pikave të errëta dhe hiperpigmentimit.
- Vitamina C: E njohur për vetitë e saj antioksiduese, Vitamina C ndihmon në ndriçimin dhe në përmirësimin e tonit të lëkurës, duke i dhënë një shkëlqim të shëndetshëm.
- Acid Hialuronik: Një përbërës kyç për hidratim të thellë, acidi hialuronik rikthen lagështinë në lëkurë, duke e lënë atë të mbushur, të butë dhe elastike.
- Arbutin: Ekstraktuar nga bima e boronicës së kuqe, arbutine ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke promovuar një lëkurë plot shkëlqim
- Vitamina E: Një antioksidant tjetër i fuqishëm, Vitamina E ushqen dhe mbron lëkurën nga dëmtimet mjedisore, duke ndihmuar në mbajtjen e shëndetit dhe vitalitetit të saj.
- Kolagjen: Ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke reduktuar shfaqjen e rrudhave dhe linjave të mimikës.