Glowy Skin Albania
Genabelle PDRN Dual Glow Serum Mist 100ml
Një mist serum i lehtë, i formuluar me PDRN për të ofruar hidratim intensiv dhe një shkëlqim të shëndetshëm të lëkurës. Ideal për t'u përdorur gjatë gjithë ditës, si për fiksimin e make-up-it ashtu edhe si hap shtesë në rutinën e kujdesit të lëkurës.
Veçoritë:
Formulë mist, e lehtë dhe me përthithje të shpejtë
Përmban PDRN që ndihmon në rigjenerimin dhe përtëritjen e lëkurës
Efekt "dual glow" – hidratim i menjëhershëm dhe shkëlqim natyral
E përshtatshme për t'u përdorur mbi make-up si spërkatje freskuese
Formulë e lehtë, jo-ngjitëse, e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës
Përbërësit kryesorë:
PDRN , acid hialuronik dhe, ekstrakte qetësuese, ujë i pasuruar me minerale.
Mënyra e përdorimit:
Tundeni lehtë shishen para përdorimit. Spërkatni mbi fytyrë nga një distancë prej rreth 15-20 cm, me sy të mbyllur. Mund të përdoret në mëngjes, mbrëmje, gjatë ditës si freskues, ose mbi make-up për të rifreskuar dhe fiksuar pamjen.
