Glowy Skin Albania

EPII HPT6 Ultra Drop 5% – 30ml

Lek 3,190


EPII HPT6 Ultra Drop 5% është një serum me teksturë të lehtë, i zhvilluar për të mbështetur elasticitetin, qëndrueshmërinë dhe hidratimin e lëkurës.

Formula kombinon 5% Hydroxypropyl Tetrahydropyrantriol (HPT) me kompleksin peptidik Matrixyl Synthé’6.

Këta përbërës përdoren në kujdesin kundër shenjave të moshës, duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Serumi përmban gjithashtu Panthenol, Ectoin dhe Allantoin, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe qetësimin e lëkurës.

Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe mund të kombinohet me produkte të tjera të rutinës së përditshme.

Përbërësit kryesorë

•⁠  ⁠HPT 5% (Hydroxypropyl Tetrahydropyrantriol): Ndihmon në përmirësimin e pamjes së elasticitetit  së lëkurës.
•⁠  ⁠Matrixyl Synthé’6 2%: Kompleks peptidik që mbështet kujdesin ndaj vijave të holla dhe pamjes së lëkurës.
•⁠  ⁠Panthenol 2%: Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe barrierës mbrojtëse.
•⁠  ⁠Ectoin 1%: Mbështet mbrojtjen dhe qetësimin e lëkurës.
•⁠  ⁠Allantoin 0.1%: Ndihmon në reduktimin e ndjesisë së irritimit.

Përfitimet kryesore

•⁠  ⁠Ndihmon në përmirësimin e elasticitetit.
•⁠  ⁠Redukton pamje e linjave të holla.
•⁠  ⁠Ofron hidratim pa ndjesi të rëndë.
•⁠  ⁠Mbështet barrierën mbrojtëse.
•⁠  ⁠Ndihmon në ruajtjen e një teksture më të lëmuar.

Për kë rekomandohet?

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Rekomandohet veçanërisht për personat që dëshirojnë të fillojnë një rutinë për kujdesin ndaj shenjave të para të moshës, humbjes së elasticitetit dhe linjave të holla.

Mënyra e përdorimit

Aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të pastër, pas tonerit dhe përpara kremit hidratues.

Përhapeni butësisht deri në përthithje.Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.Në mëngjes, përfundoni rutinën me krem mbrojtës SPF.


Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi