Glowyskinshop.com
Dr.Jart Dermask Ultra Jet Peeling Solution (5 Maska)
Maska peeling nga Dr.Jart+ heq butësisht shtresën e keratinizuar të lëkurës, përshpejton procesin e rinovimit dhe rigjenerimit te qelizave, përmirëson ngjyrën, promovon shërimin e inflamacionit dhe pastron lëkurën nga papastertite.
Maska funksionon si karboksiterapia, gjatë procedurës shfaqen flluska oksigjeni, të cilat depërtojnë thellë në lëkurë, pastrojnë dhe përshpejtojnë rigjenerimin. Maska e zbut në mënyrë të përkryer lëkurën, ndihmon për të trajtuar thatësinë, rikthen ekuilibrin acid-bazë të lëkurës dhe siguron hidratim intensiv. Flluskat e oksigjenit gjithashtu tonifikojnë dhe përmirësojnë lëkurën.
Komponentët kryesorë:
-Ekstrakti i rrënjës së xhenxhefilit të bardhë ka një efekt të fortë anti-inflamator dhe antiseptik. Përmirëson qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e epidermës, e bën lëkurën e fytyrës të shëndetshme dhe rrezatuese.
-Acidi laktik- peeling i butë kimik që ndihmon në heqjen e qelizave te vdekura dhe , trajton inflamacionin, ndriçon në mënyrë efektive pigmentimin, dhe gjithashtu hidraton lëkurën, barazon teksturen, pastron dhe shtrëngon poret.
-Ekstraktet e agrumeve kanë një efekt antibakterial, antiseptik, astringent dhe tonik, forcojnë muret e enëve të gjakut dhe ngushtojnë poret, përshpejtojnë shërimin e akneve dhe parandalojnë shfaqjen e të rejave. Ato ndihmojnë në barazimin e tonit të lëkurës dhe zbardhjen e pigmentimit, si dhe zbutjen e rrudhave, heqin ënjtjen dhe freskojnë lëkurën.
-Ekstrakti i mollës rregullon ekuilibrin acido-bazë të lëkurës, normalizon prodhimin e sebumit dhe eksfolion lekuren.
-Ekstrakti i rrushit është një antioksidant, parandalon plakjen e hershme të lëkurës.