Glowy Skin Albania
Dive in cleansing foam
Një pastrues fytyre në formë shkume, i formuluar për të hequr me butësi papastërtitë, mbetjet e make-up-it dhe yndyrën e tepërt, pa e lënë lëkurën të tërhequr apo të thatë. Teksturë e lehtë që shndërrohet në një shkumë kremoze gjatë përdorimit, kjo shkumë pastruese ofron ndjesinë freskuese në lëkurë, duke lënë fytyrën të pastër, të lehtë dhe të përgatitur për hapat e tjerë të rutinës.
Veçoritë:
- Formulë shkume me pastrim të thellë por të butë
- Nuk e than lëkurën, ruan nivelin natyral të hidratimit
- Teksturë e lehtë, gjatë përdorimit
- E përshtatshme për përdorim ditor, mëngjes dhe mbrëmje
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë ato të ndjeshme
Përbërësit kryesorë:
Agjentë pastrues të butë (surfaktantë me bazë natyrale), përbërës qetësues shtesë.
Mënyra e përdorimit:
Lagni fytyrën me ujë të vakët, aplikoni një sasi të mjaftueshme produkti dhe fërkojeni butësisht mes duarve për të krijuar shkumë. Masazhoni mbi fytyrë me lëvizje rrethore, duke shmangur zonën e syve, më pas shpëlajeni plotësisht me ujë. Përdoret 1-2 herë në ditë, si hapi i parë i rutinës së kujdesit të lëkurës.
