Glowy Skin Albania
COSRX Azelaic Acid 20 B5 Redness Soothing Cream 30ml
Kremi qetesues COSRX Azelaic Acid 20 B5 Redness Soothing Cream eshte krijuar per lekuren qe ka skuqje, shenja pas akneve dhe ton jo te njetrajshem. Formula me acid azelaik ndihmon ne permiresimin e pamjes se njollave, ne qetesimin e skuqjes dhe ne njetrajtesimin e tekstures se lekures.
Benefitet kryesore
- Acidi azelaik: Ndihmon ne reduktimin e njollave pas akneve, ne permiresimin e tonit te pabarabarte dhe ne kujdesin ndaj lekures me tendence akneike.
- Vitamina B5 (Panthenol): Ndihmon ne hidratimin dhe qetesimin e lekures, duke mbeshtetur barrieren mbrojtese.
- Kujdes per skuqjen: Ndihmon ne permiresimin e pamjes se skuqjes dhe ne krijimin e nje pamjeje me uniforme.
Per ke rekomandohet?
I pershtatshem per lekuren me skuqje, njolla pas akneve, teksture jo uniforme dhe tendence per akne. Per lekuren e ndjeshme, rekomandohet fillimisht nje prove ne nje zone te vogel.
Si perdoret?
Aplikojeni ne nje shtrese te holle mbi lekure te paster, duke shmangur zonen e syve. Ne fillim perdoreni 2–3 here ne jave dhe rriteni frekuencen sipas tolerances se lekures. Gjate dites, aplikoni krem mbrojtes SPF 30–50.
