Glowy Skin Albania
Cosrx 5 PDRN Hyaluronic Acid Vital Hydrating Hydrogel Mask
Një maskë hidroxhel për fytyrën, e formuluar me PDRN dhe Acid Hialuronik për të ofruar hidratim intensiv dhe një ndjesi vitaliteti të menjëhershëm. Struktura e hidroxhelit lejon një kontakt më të mirë me lëkurën krahasuar me maskat tradicionale të pëlhurës, duke siguruar që përbërësit aktivë të depërtojnë më efikas dhe të japin rezultate të dukshme që në përdorimin e parë. Ideale për momentet kur lëkura ka nevojë për një "boost" të shpejtë hidratimi , kjo maskë lë pas një ndjesi freskie dhe një pamje më të ndritshme e të shëndetshme.
Veçoritë:
- Formulë me PDRN dhe Acid Hialuronik për hidratim vital dhe intensiv
- Strukturë hidroxheli me përthithje dhe përshtatje superiore
- Rikthen menjëherë ndjesinë e freskisë dhe komoditetit të lëkurës
- E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht ato të lodhura
- Ideale si trajtim javor ose para eventeve të veçanta
Përbërësit kryesorë:
PDRN (Polydeoxyribonucleotide), Acid Hialuronik, humektues dhe përbërës qetësues shtesë.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet mbi fytyrë të pastruar, duke e shtrirë mirë maskën për të përshtatur formën e fytyrës. Lëreni të veprojë 20-30 minuta, më pas hiqeni dhe masazhoni esencën e mbetur në lëkurë me majat e gishtave, pa e shpëlarë. Përfundoni rutinën me kremin hidratues të zakonshëm.
