Glowy Skin Albania
Centellian24 PDRN Firming Boosting Ampoule – 30ml
Një ampulë e avancuar me efekt anti-age dhe firming, e krijuar për të rikthyer elasticitetin dhe densitetin e lëkurës, duke i dhënë një pamje më të shtrënguar, më të lëmuar dhe më të freskët.
E formuluar me 300,000 ppm PDRN Complex (Sodium DNA), ndihmon në stimulimin e procesit natyral të rigjenerimit të lëkurës dhe përmirëson dukshëm strukturën e saj. PDRN njihet për aftësinë e tij për të mbështetur rikuperimin e lëkurës së stresuar dhe për të përmirësuar elasticitetin me kalimin e kohës.
E pasuruar me kolagjen të hidrolizuar dhe elastin, kjo ampulë ndihmon në forcimin e strukturës së lëkurës, duke reduktuar shenjat e lodhjes dhe linjat e imta. Niacinamide dhe përbërës qetësues si ceramidet dhe ekstraktet bimore ndihmojnë në hidratimin e thellë dhe forcimin e barrierës mbrojtëse.
Tekstura e saj e lehtë përthithet shpejt pa ndjesi të rëndë, duke e bërë ideale për rutina të përditshme rikuperuese dhe anti-aging.
Përfitimet kryesore:
- Përmirëson elasticitetin dhe fortësinë e lëkurës
- Ndihmon në reduktimin e rrudhave të imta
- Rigjeneron dhe rikthen vitalitetin e lëkurës
- Forcon barrierën mbrojtëse dhe hidraton thellë
- Jep pamje më të lëmuar, të shëndetshme dhe “plump”
Përdorimi:
Aplikohet pas tonerit, në lëkurë të pastër, dhe masazhohet butësisht deri në përthithje të plotë.
