Glowy Skin Albania
Centellian24 Madeca Amino Acid Cleansing Foam – 160g
Një pastrues i butë dhe efektiv që largon papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mikro-pjesëzat e ndotjes, pa e dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës. I formuluar me kompleksin qetësues Centella Asiatica dhe TECA, ky foam pastron në mënyrë të thellë por delikate, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër.
Falë aminoacideve dhe përbërësve hidratues, ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës edhe pas pastrimit, duke shmangur ndjesinë e tharjes apo të shtrëngimit. Formula me pH të balancuar e bën të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme, ndërsa ndihmon në përmirësimin gradual të teksturës së saj.
Tekstura kremoze shndërrohet në shkumë të butë dhe të dendur që pastron butësisht, duke lënë një ndjesi “clean & calm” dhe një pamje më të lëmuar dhe të shëndetshme.
Përfitimet kryesore:
- Pastrim i thellë por shumë i butë për lëkurën
- Qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës
- Ndihmon në largimin e papastërtive dhe mikro-pluhurit
- Ruaj hidratimin pa tharje pas larjes
- I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe të irrituar
Përdorimi:
Aplikohet në lëkurë të lagur, shkumëzohet me ujë dhe masazhohet butësisht në fytyrë, më pas shpëlahet me ujë të vakët.
