Glowy Skin Albania

Centellian 24 Madeca Cream Time Reverse 50ml

Lek 1,690

 

Një krem anti-aging i pasur me 12 lloje ekstraktesh Centella Asiatica dhe Active-TECA™, i krijuar për kujdesin e lekures me shenja plakjeje. Formula ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe vijave të holla, përmirësimin e elasticitetit, hidratimin dhe njëtrajtësimin e pamjes së lekures, duke e lënë atë më të butë, të ushqyer dhe me pamje më të freskët.

Përfitimet:

  • Ndihmon në reduktimin e pamjes së rrudhave dhe vijave të holla.
  • Përmirëson elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lekures.
  • Hidraton dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë.
  • Ndihmon në qetesimin e lekures dhe përmirësimin e pamjes së saj.
  • Kontribuon në një pamje më të ndritshme dhe më uniforme të tonit të lekures.
  • I përshtatshëm veçanërisht për lekure mature ose me humbje elasticiteti.

Përbërësit kryesorë:
12 ekstrakte të Centella Asiatica, Active-TECA™, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Niacinamide, Ceramide NP, Acid Hialuronik, Kolagjen dhe Elastinë.

Mënyra e përdorimit:
Aplikoni një sasi të përshtatshme si hapi i fundit i rutinës së kujdesit për lekuren. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi