Glowy Skin Albania

odiD Milk Protein Intensive Shampoo – Florist Garden 500ml

Lek 1,890

Kujdes intensiv për flokët me një prekje aromatike elegante

Shampo që kombinon kujdesin intensiv për flokët me një aromë delikate dhe të qëndrueshme.

ODID Florist Garden sjell një përzierje të këndshme të frutave të kuqe dhe luleve aromatike, si trëndafili dhe sweet pea. Aroma është e ëmbël, elegante dhe qëndron gjatë në flokë, duke e kthyer larjen në një përvojë të këndshme.

Formula e saj e pasur krijon shkumë të bollshme dhe e lë flokun të butë , te mëndafshtë dhe te menaxhueshëm pas larjes .  Pa sulfate dhe me pH të balancuar 5.5, është e përshtatshme edhe për skalpin e ndjeshëm.

Shampo është gjithashtu funksionale kundër rënies së flokëve – ndihmon në parandalimin e rënies dhe stimulon rritjen e tyre falë përbërësve të patentuar.

Përshtatet për ty që:

  • Ke flokë të thatë ose të dëmtuar nga nxehtësia, lyerja/dekolorimi apo faktorët e jashtëm

  • Dëshiron një shampo me aromë të këndshme që zgjat

  • Ke skalp të ndjeshëm dhe kërkon një formulë pa sulfate

Shampo efektive, aromë e veçantë dhe kujdes i plotë për flokët në çdo përdorim.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi