Glowy Skin Albania
Medicube Zero Pore Serum 2.0 37ml
Ju prezantojme me Medicube Zero Pore Serum nje serum hipoallergjik i certifikuar për kujdesin e poreve. Përveç kontrollit të sebumit, ky serum bën mrekulli në balancimin e lagështisë së lëkurës pas pastrimit të poreve për lëkurë të pastër gjatë gjithë ditës.
I testuar klinikisht nga Instituti Kore i Shkencave Dermatologjike që ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së poreve.
Per cfare tipologjie lekure sugjerohet?
-Per lekuren e yndyrshme që dëshiron të kontrollojë nivelet e sebumit duke e mbajtur lëkurën të hidratuar
-Njerëzit me pore të zgjeruara që kërkojnë një serum i cili ndihmon në zvogëlimin e pamjes së poreve.
Ingredientet kryesor:
🌱Ekstrakti i barit të limonit: Përmban përzierje qetësuese që ndihmon lëkurën të qëndrojë e ndritshme dhe e lagësht
🌱Ekstrakti i kamelias: Pastron poret
🌱Ekstrakti i lëvores së kanellës: Për lëkurë të shëndetshme
Përfitimet:
✨Balancimi i sebumit
✨Kontrolli i Lageshtise
✨Përmirësimi i poreve
Si ta përdorni
1. Pas pastrimit dhe tonifikimit, ampikoni nje sasi te vogel te serumit në pëllëmbë.
2. Aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë duke filluar nga qendra jashtë.