Glowy Skin Albania
Mixsoon - Bean Essence 50ml
Mixsoon Bean Essence kombinon fuqinë e fermentimit të natyrës me një përzierje unike të ekstrakteve natyrore. E dalluar nga tekstura e saj më e trashë, kjo esencë freskuese përmban ekstrakt të fermentuar të sojës për të hidratuar lëkurën dhe për të kontrolluar prodhimin e sebumit. Përmban gjithashtu ekstrakt shege të fermentuar për strukturë te lëmuar të lëkurës, filtrat fermentues të farës së elbit të pasur me vitamina për të rigjallëruar lëkurën dhe filtrat fermentues të lëngut të dardhës për të dhënë veti antioksiduese.
Mixsoon Bean Essence mund te perdoret si një serum normal i cili do të funksionojë shkëlqyeshëm si hidratues dhe do të forcojë lëkurën. Megjithatë, një nga funksionet e tjera kryesore është masazhimi i esences në lëkurë. Kjo do të ndihmojë në eksfolimin e butë të lëkurës tuaj dhe largimin e sebumit, lëkurës së vdekur, pikave të zeza dhe çdo papastërti brenda lëkurës.
KATËR PËRBËRËSIT KRYESOR:
🌱Sojë e fermentuar: Grimcat e vogla të fermentuara thithen thellë për të përmirësuar shëndetin dhe shkëlqimin e lëkurë
🌱Elb i fermentuar: Vitaminat dhe mineralet esenciale hidratojnë dhe rigjallëron tonin e lëkurës
🌱Shege e fermentuar: AHA-të natyrale eksfolojnë lëkurën e ashpër për lëkurë të lëmuar dhe të butë
🌱Dardhe koreane të fermentuar: Përmban antioksidantë natyralë që ndriçojnë dhe riparojnë barrierat e lëkurës
PËRFITIMET
• Ndihmon në reduktimin e sebumit të tepërt, qelizave të vdekura të lëkurës duke i dhënë hidratim lëkurës së thatë.
• Mban lëkurën të hidratuar me ekstraktin e laktobacilit/fermentit të sojës.
• Zbut strukturën e lëkurës
• Rigjallëron lëkurën me Saccharomyces/ Filtratin e Fermentit të Farave të Elbit.
• Ofron veti antioksidante me filtrat e fermentit të laktobacillus/lëng dardhe.
PËRDORIMI
Aplikoni një sasi të moderuar dhe masazhoni butësisht për përthithje më të mirë.
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm.