Glowyskinshop.com

THANK YOU FARMER BACK TO RELAX SOOTHING GEL MASK 100 ML

Lek 3,990
. Një maskë me xhel qetësues e cila është formuluar për të ndihmuar në zbutjen e lëkurës së irrituar dhe të thatë, duke shtuar kështu lagështinë që lëkura juaj ka nevojë.
Kjo maskë në trajtë xheli zhyt lëkurën tuaj në një përvojë ultra-hidratuese dhe qetësuese,e cila falë përbërjes së saj funksionon butësisht edhe për llojet më të ndjeshme të lëkurës.
Një maskë kjo e pasuruar me përbërës si kolagjeni i tretshëm i cili ndihmon në rigjallërimin e lëkurës dhe hialuronat natriumi i cili ndihmon për të bllokuar lagështinë, si dhe nga ana tjetër trajtimi ftohës që ofron kjo maskë e lë fytyrën tuaj të pastër, të lëmuar dhe të gjallëruar.

Përbërësit

* Ekstrakti i Shegës, i cili është përbërësi kryesor, përmban një nivel të lartë të vitaminës C për të ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të qelizave, përshpejtimin e shërimit dhe riparimin e lëkurës së dëmtuar/plakje nga dielli.
*Fiku,cica, jamballi, ekstrakti i lëngut të gjetheve të aloe vera dhe ekstrakte të tjera botanike, të cilat përmbajnë veti qetësuese dhe hidratuese për të reduktuar skuqjen dhe për të luftuar ndjeshmërinë për të zbuluar bukurinë natyrale të lëkurës tuaj.
*Kolagjeni i tretshëm parandalon avullimin e lagështirës për të krijuar lëkurë të shëndoshë, *Hialuronati i Natriumit, Allantoin dhe Panthenol përmirësojnë hidratimin.

Përdorimi
Aplikoni një shtresë të bollshme në lëkurë të pastër.
Lëreni maskën të qëndrojë për 10 minuta.
Pastaj shpëlajeni me ujë.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi