Glowy Skin Albania

VVBETTER Gentle Purifying Mud Mask 60ml

Lek 1,992 Lek 2,490

Një maskë për pastrimin e thellë të poreve, e cila thith butësisht papastërtitë dhe sebumin e tepërt, duke zbuluar një çehre më të pastër dhe më rrezatuese. Formula e pasur me minerale, e mbushur me bentonite dhe kaolinë pastron thellësisht, duke minimizuar pamjen e poreve dhe duke e lënë lëkurën tuaj me një teksturë të rafinuar dhe më të lëmuar. Ndihmon në rregullimin e prodhimit të yndyrës, duke siguruar një efekt matifikues pa prekur lagështinë normale të lëkurës.

✨Mineralet e pasura në argjilë detoksifikojnë lëkurën dhe bëjnë magjinë e tyre, duke ju lënë një pamje të freskët dhe të rinovuar.
✨Kompleksi rigjenerues i ceramideve, squalanit, pantenolit, peptideve dhe bakuchiolit stimulon prodhimin e kolagjenit, përshpejton turnoverin qelizor, ndihmon me linjat e imta dhe rrudhat dhe e mban atë të hidratuar.
✨Beta-glukani dhe hialuronati i natriumit hidratojnë thellësisht lëkurën dhe parandalojnë humbjen e lagështisë duke e lënë lëkurën tuaj të freskët dhe të ushqyer.
✨Niacinamidi ndihmon në përmirësimin e pamjes së linjave të imëta, zbehjes së njollave dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës duke balancuar prodhimin e melaninës
✨Ekstrakti Centella Asiatica zbut dhe qetëson lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme.

 

Pa parabene, sulfate, fragrancë, alkool. 
Përshtatet me cdo tipologji lëkure. 


Përdorimi:
Pas larjes së fytyrës , aplikoni një shtresë të barabartë në lëkurën e thatë, duke shmangur zonat e syve dhe gojës. Lëreni të veprojë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni sipas nevojës, ose 2-3 herë në javë.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi