Glowy Skin Albania

KSECRET Seoul 1988 cream : Retinal Liposome 1%+Fermented rice

Lek 1,450 Lek 1,790

Kremi Ksecret Seoul 1988 është formuluar për të adresuar shqetësime si rrudhat, pigmentimi, tekstura e pabarabartë dhe lëkura problematike. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e maturuar dhe me shenja plakjeje. Kremi ka teksturë të butë dhe kremoze, thithet menjëherë pa lënë ndjesi ngjitjeje dhe siguron hidratim të thellë, duke lënë lëkurën të butë dhe me pamje të shëndetshme.

Përbërësit kryesorë:
  • Retinal Liposome 1% – për efekt anti-plakje dhe përmirësim të elasticitetit

  • Ferment i orizit me Lactobacillus – ndriçim dhe përmirësim i strukturës së lëkurës

  • Bakuchiol – për reduktim të rrudhave dhe efekt antioksidues

  • Vitaminë C dhe E – ndihmojnë në ndriçimin dhe mbrojtjen e lëkurës

  • 3 Peptide – stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurës

  • 5 ekstrakte rrënjësh bimore – veprim antioksidues dhe qetësues

  • Ferment i rrënjës së Panax Ginseng me Lactobacillus – për qetësim dhe forcim të barrierës së lëkurës

Përfitimet kryesore:

  • Veprim kundër plakjes dhe rrudhave

  • Ndriçim i lëkurës dhe unifikim i tonit

  • Përmirësim i teksturës dhe elasticitetit

  • Kujdes për poret dhe qetësim i lëkurës

  • Hidratim pa yndyrë apo ngjitje

Udhëzime për përdorimin e retinoidëve

Përdorimi i retinoidëve (si retinoli, retinali, tretinoina, adapaleni, izotretinoina) duhet të nisë gradualisht.. Gjatë dy javëve të para rekomandohet aplikimi një deri në dy herë në javë. Në javën e tretë, përdorimi mund të rritet deri në tre herë në javë dhe, me kalimin e kohës, mund të kalohet në aplikim çdo ditë alternuese, në varësi të tolerancës së lëkurës.

Retinoidët aplikohen në mbrëmje dhe nuk duhet të kombinohen me acide eksfoliuese si AHA apo BHA. Gjatë mëngjesit, është e domosdoshme përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit (SPF), pasi lëkura bëhet më e ndjeshme ndaj rrezeve UV.

Aplikohet një sasi sa një kokërr bizeleje në të gjithë fytyrën (duke shmangur zonën përreth syve dhe buzëve), mbi lëkurë tërësisht të thatë pas pastrimit. Për një aplikim më të butë, mund të përdoren sipër hidratuesit ose sipas metodës “sanduiç” (hidratues – retinoid – hidratues).

Është e rëndësishme të keni parasysh se në fillim të përdorimit të retinoidëve, lëkura mund të përjetojë irritim, tharje apo plasaritje. Gjithashtu, mund të ndodhë një fazë e quajtur “purging” (shfaqje e përkohshme e papastërtive në sipërfaqe), e cila zakonisht zgjat rreth 28 ditë.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi