Glowy Skin Albania

GINGER6 - Active Water Cream

Lek 3,190

GINGER6 Active Water Cream është një krem me teksturë të lehtë gël, që ofron hidratim të menjëhershëm dhe një ndjesi freskie pa lënë efekt ngjitës apo të rëndë në lëkurë. I formuluar me 76% ujë ekstrakt xhenxhefili, ai vepron si burim i pasur antioksidantësh dhe ka veti qetësuese e antibakteriale që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës.


Formula është e pasuruar me 10 lloje të acidit hialuronik, të cilët depërtojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për një hidratim të thellë e afatgjatë, ndërsa kompleksi i peptidëve dhe adenosina ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe reduktimin e rrudhave të imta. Niacinamidi ndihmon në ndriçimin dhe unifikimin e tonit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të shëndetshme dhe të gjallë.


Kremi përmban gjithashtu ekstrakte bimore si Centella Asiatica, kamelia dhe likoricia, që veprojnë për të qetësuar irritimet dhe për të mbrojtur barrierën natyrale të lëkurës. Falë formulës pa parabena, alkool, sulfatesh apo aromë artificiale, është i përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme.


Rezultati: një lëkurë e butë, e hidratuar në thellësi dhe me shkëlqim natyral gjatë gjithë ditës.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato të dehidratuara apo të lodhura.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi