Glowy Skin Albania
The face shop Freshian Big Mascara 01 curling
THE FACE SHOP Freshian Big Mascara 01 Curling është një rimel për qerpikët e krijuar për të dhënë efekt të theksuar përkuljeje (curling), gjatësi dhe volum natyral pa rënduar qerpikët. Formula e saj e lehtë mbështillet në mënyrë uniforme rreth çdo qerpiku, duke i ngritur nga rrënja dhe duke ndihmuar në mbajtjen e kthesës gjatë ditës. Ka një finish natyral dhe nuk jep efekt shumë të rëndë “clumpy”, duke e bërë ideale për makeup të përditshëm.
Tekstura është e ndërtuar për t’u aplikuar lehtë dhe për të krijuar qerpikë më të ndarë dhe më të definuar, ndërsa brush-i i saj ndihmon në kapjen e çdo qerpiku edhe në zona më të vështira.
