Glowy Skin Albania

The Face Glue Gripping Setting Spray 60ml

Lek 1,190

 

The Face Glue Gripping Setting Spray është një spraj fiksues me qendrueshmeri te larte, i krijuar për të mbajtur të freskët dhe të qëndrueshëm make up-in për orë të tëra. Me një formulë inovative që ofron qendrueshmeri te larte, ky setting spray ndihmon që grimi të mos lëvizë, të mos transferohet dhe të ruajë intensitetin gjatë gjithë ditës.

Tekstura e tij e lehtë shpërndahet lehtesisht duke e bashkuar makeup-in në një shtresë të njëtrajtshme pa e rënduar lëkurën. Përfundimi është natyral, duke dhënë ndjesinë e një grimi të “fiksuar” por jo të ngurtë.

Përfitimet kryesore:

  • Fiksim afatgjatë i makeup-it deri në orë të zgjatura
  • Redukton transferimin dhe shkrirjen e grimit
  • Jep efekt “grip” për qëndrueshmëri maksimale
  • Përfundim natyral pa ndjesi të rëndë në lëkurë
  • Ndihmon në ruajtjen e intensitetit të ngjyrave

Mënyra e përdorimit:
Pasi të keni përfunduar makeup-in, tundeni mirë shishen dhe spërkateni në distancë të barabartë në fytyrë. Lëreni të thahet natyralisht pa e prekur për një fiksim optimal.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi