Glowy Skin Albania
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Jelly-Fit Ampoule Pad
Lek 1,350
Pecetat e pambukut me centella nga SKIN1004 janë të njoma me esencë të pasur, të dizajnuara për të hidratuar, qetësuar dhe përmirësuar elasticitetin e lëkurës në një hap të vetëm.
Të pasura me kompleksin unik Hyalu-Cica (kombinim i acidit hialuronik dhe Centella Asiatica nga Madagaskari), këto peceta pambukur ndihmojnë në rikthimin e hidratimit të thellë, forcimin e barrierës së lëkurës dhe qetësimin e irritimeve.
Tekstura ne trajte xheli ngjitet lehtësisht në lëkurë, duke mundësuar përthithje optimale të përbërësve aktivë dhe duke lënë një ndjesi të freskët dhe të butë pa mbetje ngjitëse.
Përfitimet kryesore:
• Hidratim intensiv dhe afatgjatë
• Qetëson skuqjen dhe irritimet
• Përmirëson elasticitetin dhe butësinë e lëkurës
• Ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse
• Praktike për përdorim të përditshëm dhe si mini-maskë
Për kë është i përshtatshëm:
• Të gjitha tipet e lëkurës
• Lëkurë e thatë dhe e dehidratuar
• Lëkurë e ndjeshme ose e irrituar
• Lëkurë që ka nevojë për qetësim dhe freskim të menjëhershëm
Si përdoret:
Kaloni lehtësisht pad-in në fytyrë pas pastrimit për të tonifikuar dhe hidratuar lëkurën. Mund të vendoset edhe në zona specifike për 5–10 minuta si maskë për efekt më intensiv.
