Glowy Skin Albania

Scalp Renewal Duo

Lek 2,500 Lek 4,780

Ky kombinim i produkteve të Aromatica Rosemary Scalp Scaling Shampoo 400ml dhe Aromatica Rosemary Root Volumizing Scalp Ampoule është krijuar për të pastruar skalpin në thellësi, për të reduktuar yndyrën dhe buildup-in, ndërsa njëkohësisht ndihmon në forcimin e rrënjëve dhe ngritjen e flokut nga baza.

Çfarë bën ky set?

1. Shampoo – Hapi i pastrimit dhe balancimit
Aromatica Rosemary Scalp Scaling Shampoo 400ml pastron butësisht skalpin, largon papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura. Përmban rozmarinë, caffeine, biotin dhe salicylic acid që ndihmojnë në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për rritjen e flokëve.

2. Ampoule – Hapi i trajtimit të rrënjëve
Aromatica Rosemary Root Volumizing Scalp Ampoule është trajtim leave-in për skalpin që ushqen rrënjët, jep ndjesi freskie dhe ndihmon që flokët të duken më të ngritur dhe me volum që nga baza. Përmban rosemary, caffeine, panthenol dhe niacinamide.

Si përdoret seti?

Rutina e larjes:

  1. Lag flokët mirë me ujë të vakët.
  2. Apliko Aromatica Rosemary Scalp Scaling Shampoo 400ml në skalp.
  3. Masazho 1-2 minuta me majat e gishtave.
  4. Shpëlaje mirë dhe përsërite nëse ke shumë buildup ose yndyrë.
  5. Pas tharjes me peshqir ose në skalp të thatë, apliko Aromatica Rosemary Root Volumizing Scalp Ampoule direkt në ndarje të flokëve dhe zonat ku dëshiron volum.
  6. Masazho lehtë dhe lëre pa e shpëlarë.

Sa shpesh?

  • Shampoo: 2-4 herë në javë ose sipas nevojës.
  • Ampoule: çdo ditë ose pas çdo larjeje për rezultate më të mira.

Për kë rekomandohet?

✔ Skalpi me yndyrë
✔ Flokë të hollë dhe pa volum
✔ Rënie sezonale e flokëve
✔ Skalpi me buildup / kruarje / papastërti
✔ Flokë që bien shpejt nga rrënja

Rezultati

Me përdorim të rregullt, skalpi ndihet më i freskët dhe i pastër, ndërsa flokët duken më të fortë, më të ngritur dhe me më shumë volum nga rrënja.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi