Neogen

NEOGEN DERMALOGY REAL FRESH FOAM GREEN TEA 160g

Lek 1,190 Lek 1,790

Shkuma e bute qetësuese e fytyrës me gjethe të vërteta të bimës së çajit (Camellia Sinensis) të zhytura në një formulë në të cilën janë shtuar 99 përbërës natyralë. Gjethet e vërteta të bimës së çajit vendosen në një pjesë të posaçme, të poshtme, të paketimit të pajisur me një filtër që lejon përzierjen e vazhdueshme të shkumes pastruese dhe gjetheve të çajit. Gjethet e fermentuara të çajit jeshil të pasura me katekinë antioksiduese sigurojnë hidratim të lëkurës dhe e qetësojnë atë, duke rivendosur shkëlqimin dhe vitalitetin e saj. Falë efektit të fortë anti-inflamator të çajit jeshil, shkuma do të jetë gjithashtu një aleat i fortë i lëkurës në luftën e përditshme kundër akneve.

Gjithashtu kjo shkume zvogëlon prodhimin e sebumit dhe në të njëjtën kohë rrit nivelin e lagështisë së lëkurës duke vendosur një ekuilibër lagështie dhe vaji, duke parandaluar kështu sekretimin e tepërt të sebumit dhe duke e bërë lëkurën jo vetëm te pastër, por edhe te ekuilibruar.

Shkuma e pastrimit të fytyrës me çaj jeshil NEOGEN është e rekomanduar veçanërisht për lëkurën e yndyrshme, të kombinuar dhe lëkurë të prirur ndaj akneve.

Të gjitha shkumat pastruese të fytyrës NEOGEN Real Fresh janë pa etanol, talk, sulfat, BHA, vajra minerale, parafinë, BHT, pigmente artificiale, katran, triklosan, silikon (dimetikon) dhe nuk përmbajnë përbërës me origjinë shtazore.

Produkte të ngjashme

Produktet që keni parë së fundmi