Glowyskinshop.com
MIZON Real Vitamin C Ampoule 30ml
Lek 3,490
Ky serum fytyre përmban 19% përqendrim të vitaminës C e cila i siguron lëkurës shkëlqim, hidratim dhe një pamje të shëndetshme. Serumi është formuluar pa ujë, që do të thotë se ka një përqendrim më të lartë të përbërësve aktivë, duke e bërë atë më të fuqishëm dhe efektiv në dhënien e përfitimeve të vitaminës C në lëkurë, gjithashtu e ben me te qendrushem. Serumi me vitaminë C është një trajtim shumë efektiv që ndihmon në eliminimin e hiperpigmentimit dhe parandalimin e prodhimit të melaninës, ndërsa gjithashtu redukton skuqjen dhe forcon kapilarët. Është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga të gjithë radikalët dhe faktorët e jashtëm negativ, si dhe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës për të rritur elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Përveç kësaj, ai njetrajteson teksturen e lëkurës, zvogëlon poret dhe rregullon prodhimin e sebumit te tepërt për një pamje rrezatuese dhe të hidratuar. I përshtatshëm për një shumëllojshmëri të tipeve të lëkurës duke përfshirë lëkurën normale, të kombinuar, të yndyrshme, të thatë dhe të ndjeshme.