Glowy Skin Albania
BY JUCCY Pomegranate Collagen Glow & Lift Wrapping Mask 70ml
Pomegranate Collagen Glow & Lift Wrapping Mask eshte nje maske inovative wrapping e formuluar me 60% uje shege, kolagjen vegan, niacinamide, glutation, panthenol dhe nje kompleks me 10 forma te acidit hialuronik. Formula krijon nje shtrese te holle mbi lekure qe ndihmon ne ruajtjen e lageshtise dhe i jep lekures nje pamje me te tendosur, te plote dhe rrezatuese.
Uji i sheges eshte i pasur me antioksidante dhe ndihmon ne revitalizimin e lekures, ndersa kolagjeni vegan kontribuon ne nje pamje me elastike. Niacinamidet dhe glutationi ndihmojne ne ndriçimin dhe uniformizimin e pamjes se tonit, ndersa panthenoli dhe acidi hialuronik ofrojne hidratim dhe ndihmojne ne ruajtjen e barrieres se lekures.
Perfitimet:
Ndihmon ne permiresimin e elasticitetit
Ofron hidratim intensiv dhe efekt plump
Ndihmon ne permiresimin e pamjes se vijave te holla
Ndihmon ne ndriçimin dhe uniformizimin e tonit
E le lekuren me te bute, te lemuar dhe rrezatuese
Ideale per lekure te thate, te lodhur dhe pa shkelqim
Menyra e perdorimit: Pas pastrimit, aplikoni nje shtrese uniforme ne fytyre duke shmangur zonen e syve. Lereni per rreth 40 minuta ose gjate nates per hidratim intensiv. Kur te jete thare, hiqeni butesisht nga lekura.
