Glowyskinshop.com
Mamonde Retinol Ampoule Toner 250ml
Toneri i parë me retinol i Amore Pacific - Toner ampule me retinol 95% i pastër ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së linjave të holla, rrudhave dhe tonit dhe strukturës së pabarabartë të lëkurës. Një tonik ampule i fuqishem kundër plakjes shumë hidratuese me retinol të pastër, vitamine C, acid hialuronik dhe kolagjen qe përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe redukton shenjat e plakjes. Retinol i rehatshëm i përditshëm për lëkurën. Retinoli dhe bakuchiol jane perberes me benefite te ngjashme, por kur kombinohen se bashku, efekti i tyre antioksidues jep rezultate maksimale ne trajtimin e rrudhave, linjave te imta, poreve te zmadhuara, shenjave dhe tekstures jo te njetrajtshme.
Retinol i pastër- trajton hiperpigmentimin dhe linjat e imëta duke përshpejtuar rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Me përdorim të vazhdueshëm, redukton rrudhat, hiperpigmentimin, sebumin, pikat e zeza, pikat e bardha, poret, njollat dhe strukturën e parregullt lëkurës.
*Kolagjeni i ulët molekular – absorbohet shpejt në lëkurë, duke furnizuar lekuren me kolagjenin që është komponenti kryesor i elasticitetit të lëkurës.
*Acidi hialuronik – Acidi hialuronik tërheq ujin 1000 herë më shumë, duke i dhënë lagështi lëkurës së thatë dhe të dehidratuar.
*Derivatet e vitaminës C – ndihmon në shkëlqimin e fytyrës dhe përmirësimin e tonit të pabarabartë të lëkurës. Ndihmon gjithashtu në zbehjen e shenjave dhe hiperpigmentimit, ndërsa në mënyrë të dukshme adreson lekuren pa jete dhe humbjen e elasticitetit, duke e bërë lëkurën të duket e shëndetshme dhe e shndritshme.